Vllaznia mund të ndërhyjë sërish në merkato dhe Andi Hadroj mund të jetë përforcimi i rradhës për të. Ish- mbrojtësi i Partizanit siç dihet është ende pa skuadër që prej fundit të sezonit të kaluar dhe në këto kushte i lejohet federimi edhe në këtë periudhë që merkatoja është e mbyllur.
Mbrojtësi 27-vjeçar ka mbyllur bashkëpunimin me klubin ukrainas Polissya Zhytomyr, duke i dhënë fund aventurës së tij në Ukrainë. Anësori i Kombëtares shqiptare nuk po gjente hapësira në formacionin e skuadrës ukrainase dhe kohët e fundit ishte aktivizuar me ekipin e dytë. Në këto kushte, palët kanë vendosur të ndajnë rrugët, edhe pse kontrata e Hadrojt ishte e vlefshme deri në verën e vitit 2027.
27-vjeçari është një emër i njohur për futbollin shqiptar. Hadroj ka spikatur veçanërisht me Partizanin, ndërsa më herët ka veshur edhe fanellat e Bylisit dhe Laçit.
Tashmë mund t’i bashkohet Vllaznisë e cila ka shumë nevojë për një mbrojtës të djathtë, pozicion ku aktualisht po luan Bardhi ndonëse nuk është një mbrojtës i mirëfilltë.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


