Lacio këtë sezon do të duhet të ndërtojë një ekip me cilësi, me qëllim që të mundohet të shkojë sa më larg në Champions League, një kompeticion, që nuk e prek prej shumë vitesh. Milinkoviç-Saviç pritet të largohet këtë verë, me disa klube, që kërkojnë shërbimet e tij dhe Lacios do i duhet të sjellë një tjetër mesfushor për ta vënë në dispozicion të Inzagit.

Mario Gëtze këtë sezon përfundon kontratën me Borusia Dortmund dhe pritet të marrë një vendim për të ardhmen.

Për momentin Lacio është opsioni më i mirë për mesfushorin në Europë, pasi pritet të kualifikohen në Champions League dhe Gëtze do të kishte mundësinë të luante akoma në nivele të larta.

Rinovimi qëndron si mundësi, ndërkohë skuadra nga Shtetet e Bashkuara dhe Kina qëndrojnë gati për t’i ofruar kontrata mjaft të favorshme. Pritet të shihet se ç’do të ndodhë me mesfushorin, i cili vitet e fundit e ka ulur ndjeshëm nivelin e tij, por ai gol në finalen e Kupës së Botës ndaj Argjentinës nuk harrohet kurrë. /vipsport.al/