Java e 6 e Abissnet Superiore arrin kulmin me Derbin e Tiranës dhe Partizanit sonte në orën 19:00 në Air Albania. Partizani është “vendas” në këtë ndeshje dhe synon të thellojë diferencën me bardheblutë.

Të kuqtë janë në vend të parë me 12 pikë në 5 javë ndërsa Tirana mban vendin e 5 me 8 pikë dhe kërkon të rikthehet sa më shpejt në krye për të mbrojtur titullin kampion.

Bastet nuk shohin favort teksa fitorja kuotohet e njëjtë për të dy ekipet. Koefiçent 2.6 për fitoren e secilës dhe barazimi që kuotohet me 3.1. Mesa duket, as bastet nuk parashikojnë dot këtë ndeshje dhe gjithçka mbetet për t’u parë në fushën e lojës.

Ndeshja pritet me shume interes dhe ne shkallet e stadiumit mendohet te jene te pranishem nje numer shume i madh tifozesh. “Derbi” eshte ballafaqimi me interesant aktualisht i kampionatit shqiptar, qe rregjistrone dhe numrin me te madh te te pranishmeve ne shkallet e stadiumit.