Ndryshe nga ekipi i te rriturve, ai i 21 vjeçarëve te Vllaznise ne volejboll per meshkuj ia ka dale ta fitoje ndeshjen e pare te kampionatit, ndeshje kjo qe eshte luajtur mesditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” te Shkodres.

Perballe tij ka qene ekipi i Skenderbeut ndaj te cilit eshte fituar me rezultatin e paster 3-0. Ndeshja nuk ka patur shume histori dhe gjithçka eshte mbyllur brenda 60 minutave ne pallatin e sportit sepse shkodranet kane qene shume me superiore se kundershtaret e tyre.

Ne fakt korçaret u munduan te rivalizojne disi ne setin e pare, por nuk ia dolen dot, nderkohe qe ne te dytin dhe te tretin epersia e Vllaznise ka qene e madhe dhe per kete arsye ne fund jane sigluar shifrat e pastra 3-0 ne favorin e tyre.

Ne kete menyre, ekipi i drejtuar nga trajneret Endri Jukni dhe Fatjon Çekini e ka nisur ne menyren me te mire te mundshme kampionatin por padyshim qe kjo ishte ndeshja e pare dhe ne javet e ardhshme ndeshjet do te behen gjithnje e me te veshtira, prandaj dhe volejbollistet kuqeblu duhet te punojne fort per te arritur objektivin.

Objektib ky qe sivjet eshte fitimi i titullit kampion dhe i Kupes se Republikes. Ate qe se bene vjet, do ta kerkojne me ngulm kete sezon sepse mundesite i kane ngaqe ne perberje kane disa lojtare shume te talentuar./SHKODRA-SPORT.COM/