Kanë përfunduar 4 sfidat e javës së gjashtë të Superiores, që do të mbyllet ditën e nesërme me derbin Partizani-Tirana, e cila është planifikuar të zhvillohet në “Air Albania” në orën 19:00.

Gjashtë gola janë shënuar në total në 4 duelet e zhvilluar në këtë javë të 6-të, teksa spikat triumfi 4-1 i Bylisit ndaj Erzenit si dhe fitorja e Kukësit në transfertë ndaj Laçit. Dy duelet e tjera, Teuta-Vllaznia dhe Egnatia-Kastrioti, përfunduan në barazim pa gola.

Për sa i përket renditjes provizore të javës së gjashtë, kur ka ngelur për t’u luajtur edhe 1 sfidë, kryeson Partizani me 12 pikë në 5 javë. “Demat e Kuq”, kanë mundësinë në rast triumfi në derbi ta thellojnë diferencën me +4 nga Bylisi dhe Erzeni që mbajnë vendin e dytë me 11 pikë.

Vllaznia me 10 pike per momentin ndodhet ne vendin e katert, nderkohe qe ne rast fitoreje sot te Tiranes, ajo do te zbrese ne te pestin. Sakaq tabela mbyllet nga Laçi me vetëm 3 pikë në 6 ndeshje. Për sa i përket Kukësit, me fitoren e sotme, skuadra e Dobit është ngjitur në vendin e tetë me 5 pikë.