Bayern Munchen e filloi sezonin e ri me fitimin e Superkupës së Gjermanisë (3-1 kundër Dortmund), trofe që zbarkon për herë të nëntë në histori në Bavari.

Suksesi i parë si trajneri i rekordmenëve gjermanë për Julian Nagelsmann, i cili ka marrë një lajm të keq nga infermieria. Kapiteni dhe portieri Manuel Neuer ka pësuar një dëmtim.

35-vjeçari ka ndjerë dhimbje në kyçin e këmbës së djathtë gjatë finales ndaj verdhezinjtë të Dortmund, dhe do të qëndrojë disa javë pushim.

Kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë konkretisht kohën e rikuperimit të liderit të Bayernit, teksa në Gjermani raportojnë që ai do mungojë për rreth një muaj.