Vllaznia do të luajë te enjten kundër AEL Limasol, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Conference League.

Një lajm i keq vjen sot nga Qipro për ekipin shkodran teksa mësohet se institucionet shtetërore të këtij vendi kanë lajmëruar, që lejohet mbushja e stadiumeve deri në 75 përqind të kapaciteteve të tyre.

Vendimi nga Këshilli i Ministrave është marrë në mbledhjen e datës 7 korrik, i cili hyn në fuqi prej ditës së sotme. Sipas këtij vendimi në stadium lejohen të hyjnë të gjithë ata që kanë kaluar COVID-19 në 6 muajt e fundit si dhe ata që kanë kaluar 3 javë nga doza e vaksinimit të parë.

Kësisoj prania e tifozërisë së shumtë në shkallët e stadiumit, pasditen e së enjtes, padyshim që është një minus i madh për skuadrën e drejtuar nga Thomas Brdariç.