Futbolli gjerman ka vendosur të hapë dyert për tifozët. Këshilli Shtetëror i Rajoneve të Gjermanisë miratoi propozimin për të lejuar në 6 javët e para të kampionatit që tifozët të futen në stadiume.

Sipas këtij udhëzimi, klubet kanë të drejtë të mbushin stadiumet e tyre deri në 20% të kapacitetit.

Nëse nuk do të ketë shtim të personave të infektuar me koronavirus, atëherë autoritetet gjermane do të lejojnë ndjekjen e ndeshjeve me një kuotë të tifozëve në stadiume deri në fund të sezonit.

Ne kete menyre futbolli duket se gradualisht po kerkon t’i kthehet normalitetit. Te pakten ne Gjermani sepse ne vende te tjera ende nuk ka asnje hap ne kete drejtim.