Vjen dhe momenti i Elton Fikajt. Futbolliti shkodran ka luajtur dje minutat e para për këtë sezon me ekipin e parë të Panathinaikos. 20 vjeçari është preferuar këtë herë nga ana e trajnerit Rafael Benitez që nga minuta e parë në ndeshjen e Kupës së Greqisë ndaj Atromitos.
Fikaj ka luajtur në qendrën e mbrojtjes sëbashku me Palmer Brown dhe ka bërë një paraqitje të mirë në ndeshjen që u fitua nga Panathinaikos me rezultatin 2-1. Në fakt ka qenë Atromitos që kaloi i pari në avantazh dhe pjesa e parë u mbyll 1-0 për të.
Në pjesën e dytë gjërat ndryshojnë dhe skuadra e njohur e vendit fqinj arriti të shënonte dy herë me anë të Pantoviç dhe Mladenoviç dhe në këtë mënyrë i gjithë takimi është fituar me rezultatin 2-1 nga Panathinaikos. Mbrojtësi shkodran që siç dihet luan me kombëtaren U21 të Shqipërisë, u zëvendësua në minutën e 88-të duke i lënë vendin një futbollisti të ri.
Në këtë mënyrë për Fikaj erdhën edhe minutat e para këtë sezon dhe ai tashmë shpreson që në vijim të ketë edhe më shumë hapësirë. Vetë lojtari përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan: “Përpjekje e fortë e ekipit deri në fund dje, i lumtur për minutat e mia të para të sezonit”.(www.shkodrasport.com)

 
 


