Kampionati kombëtar i futbollit për femra U-16 ka çelur edicionin e parë këtë javë, duke i hapur kështu rrugën një tjetër risie në futbollin shqiptar.

Kështu, Vllaznia e ka nisur me fitore, 9-0 këtë kampionat dhe tashmë kryeson renditjen, falë golavarazhit. Dje ajo fitoi me këtë rezultat ndaj Burrelit, në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi”.

Ndeshja ka nisur me gol për vajzat kuqeblu, të cilat kanë kaluar në avantazh me anë të Hasaj, ndërsa më vonë golat e tjerë janë shënuar nga Ndoci dhe Boriçi, me nga një dopietë, Kodra, Alijaj, Cungu dhe Hoxha.

Përfundimisht, 9-0 për Vllaznia U16, e cila pas javës së parë të kampionatit kryeson renditjen. Objektivi i kësaj skuadre, sivjet si vit i parë, padyshim që është fitimi i titullit kampion, titull ky që do të ishte i pari për të, për të ndjekur më pas pak nga pak rrugën e Vllaznisë së madhe të femrave.
Maringlen ZHIVANI