Vllaznia pret në “Loro Boriçi” Bylisin në sfidën e javës së 9-ë të “Abissnet Superiore”, ku të dyja ekipet do të luajnë për tre pikët.

Skuadra e Josës vjen nga një barazim përballë Laçit në kampionat dhe do të kërkojë të fitojë në mënyrë që të jetë në garë për titull.

Nga ana tjetër, ballshiotët e Arian Bellait duan të harrojnë atë disfatë kundër Tiranës dhe të rikthehen dhe njëherë te triumfi në këtë transfertë të vështirë.

FORMACIONET ZYRTARE:

VLLAZNIA: Zogoviç, Bulatoviç, Gurishta, Smajli, Marku, Kruja, Juriç, Mala, Alivoda, Hoxhaj, Aralica.

Trajner: Mirel Josa

BYLIS: Teqja, Trumci, Qoshku, Lorran, Macolli, Janku, Perreira, Da Silva, Kacorri, Lajthia, Beji.

Trajner: Arian Bellai