Shqipëria U-17 e vajzave ka arritur një fitore fantastike përballë Moldavisë në “Elbasan Arena”, me rezultatin e thellë 9-1, e vlefshme për Eliminatoret e Europianit U-17.

Rosela Vasa dhe Klesta Ago shënuan nga tre herë, ndërsa Xhesika Ndoji, Era Methoxha dhe Ornela Brahja shënuan nga një herë. Vasa kujtojme qe eshte futbollistja shkodrane e cila eshte rritur te Juban Danja ndersa tani perfaqeson ekipin e Kukesit.

Në sfidën tjetër të grupit B, Kosova u mund nga Maqedonia e Veriut me rezultatin 2-1, me këtë të fundit që udhëheq grupin me gjashtë pikë.

Në ndeshjen e fundit të këtij grupi, Shqipëria do të ndeshet me Kosovën në “Elbasan Arena” në 24 tetor, ndërsa sfida tjetër mes Maqedonisë së Veriut dhe Moldavisë do të luhet në të njëjtën datë, në “Egnatia Arena”.