Skënderbeu-Vllaznia ishte një nga ndeshjet e javës së 22-të të Superligës. Ndeshja e luajtur pak ditë më parë në Korçë u mbyll në barazim 2-2, ndërsa prodhoi shumë polemika dhe raste të diskutueshme.

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”, ish gjyqtari, Klajdi Kola, tani në rolin e analistit ka analizuar penalltinë e dhënë në favor të Skënderbeut.

“Këtë rast e kemi ndarë në dy momente. Kemi kontakt mes portierit dhe lojtarit dhe akordi për penallti është i drejtë, gjithashtu edhe kartoni i kuq pasi i heq mundësinë e shënimit të golit. Por gjyqtari Alla duhet të vlerësojë nisjen e aksionit pasi kemi të bëjmë me faull të lojtarit të Skënderbeut ndaj Diagne.

Arbitri duhet të akordonte faull dhe nuk kemi të bëjmë me penallti dhe as me karton të kuq dhe në këtë rast është dëmtuar Vllaznia. Në minutën e 87-të, Zguro bën faull ndaj Heric dhe duhet t’i jepte kartonin e dytë të verdhë dhe të nxirrte me karton të kuq”, u shpreh Kola./newsport/