Një nga të ftuarit në Star Sport mbrëmë ishte edhe Malvin Meçarovi. Zv.trajneri i Vllaznisë u-19 komentoi për fitoren e fundit të kuqebluve. Ai u ndal tek suksesi kundër Kastriotit, por edhe aktivizimi i lojtarëve të rinj që sipas Meçarovit është shumë pozitive.

Meçarovi tha: “Ishte një sukses kundër Kastriotit që ka vlera. Shumë kush ndoshta nuk është i kënaqur me nivelin e lojës së ekipit, por çdo gjë për momentin duket se është futur në rrugën e duhur.

Ndeshja kundër Kastriotit kishte dy aspekte pozitive. Që janë 3 pikët ku në fillimin e kampionatit, ato kanë rëndësi. Sepse krijohet ndoshta një grumbull pikësh që në fund ka shumë vlerë.

Po ashtu aktivizimi i lojtarëve të rinj është pozitiv. Kësaj rradhe pamë Alivoden që luajti nga minuta e parë. I cili zhvilloi një ndeshje pozitive. Po ashtu më përpara kanë qenë edhe: Smajli, Pjeshka, Delaj apo edhe Spahija që mund të jenë të vlefshëm në të ardhmen. Kjo kishte munguar prej disa kohësh dhe besoj se është diçka shumë pozitive në këto ndeshje të para”.

Endri ÇINARI