Vllaznia ka marre nje fitore me shume vlere ndaj Kastriotit per kampionat dhe kjo ka bere qe “te marre fryme” disi me lirshem dhe ta pergatise si duhet ndeshjen e rradhes, ate ndaj Flamurtarit per kupe qe do te luhet javen e ardhshme.

Kjo jave nuk ka ndeshje per shkak te grumbullimit te ekipit kombetar, por kjo nuk do te thote se skuadra do te jete pushim. Trajneri Josa ne nje prononcim per mediat eshte shprehur se puna do vijoje per sfiden e rradhes.

“Ndërprerja në këtë moment është një qetësi për skuadrën. Natyrisht, ne do të vazhdojmë punën për të bërë më të mirën për vazhdimësinë. Kjo nuk do të thotë se do të pushojmë, pasi ndeshja tjetër është afër.

Normalisht që ne do të mendojmë më parë për Flamurtarin, sesa për Teutën. Edhe ajo është një skuadër që kërkon për t’u ngjitur ku i takon në Superiore, paçka se nuk e ka nisur me rezultatet që kërkon sezonin në Kategorinë e Parë.

Nuk ka rëndësi me çfarë petku shkojmë në Vlorë, sepse çfarë kemi bërë më përpara harrohet shpejt. Duhet të kualifikohemi dhe të vlerësojmë drejt këtë takim, i cili është i radhës”, përfundoi kreu i pankinës kuqeblu.