Lajm i mirë për Didier Deschamps përpara gjysmëfinales së sotme kundër Marokut. Përmirësohen Adrien Rabiot dhe Dayot Upamecano, që munguan në stërvitjen e djeshme për shkak të problemeve shëndetësore.

Presidenti i Federatës së Futbollit, Noel Le Graet, i ka qetësuar të gjithë francezët, duke deklaruar: “Kisha përshtypjen se kushdo që ka pasur grip apo ftohje është mirë këtë mëngjes”.

Të dy ka të ngjarë ta nisin si titullar sfidën ndaj Marokut.Ndeshja nis sonte ne orq 20.00 dhe e gjithe bota e pret me interes. Ne fakt, Franca konsiderohet favorite pr ecuria e deritanishme e Marokut ka treguar se per kete skuader duhet patur respekt.

Pikerisht per kete arsye, edhe Deschamps duket i lumtur qe do t’i kete edhe dy lojtaret e mesiperm ne dispozicion. Ndeshja e sotme gjysmefinale do te percakoje skuadren e cila do te ndeshet pasditen e se dieles ne finale ndaj Argjentines se Mesit.