Ndeshje e sotme në mes Ilirisë dhe Vllaznisë pritet me interes jo vetëm në Shkodër por edhe më gjerë. Kuptohet, në fushë është një emër i madh i futbollit shqiptar për të cilin në fakt ka patur njëfarë anashkalimi edhe nga televizioni publik shqiptar për transmetimin e ndeshjeve të tij.

RTSH ka transmetuat vetëm dy ndeshje që janë luajtur në “Loro Boriçi” ndaj Korabit dhe Dinamos dhe kaq. Spostimi i ndeshjeve nga ky stadium në “Reshit Rusi” nuk solli transmetim të këtyre takimeve me pretekstin se janë kushtet jo shumë të përshtatshme.

Në fakt ky më tepër duket justifikim sepse edhe stadiume të tjera nuk plotësojnë më shumë kushte. Megjithatë duket se RTSH ka korigjuar diçka në këtë drejtim dhe për këtë arsye ka vendosur ta transmetojë ndeshjen Iliria- Vllaznia drejtëpërdrejtë nga stadiumi i Fushë- Krujës.

Ky është një lajm i mirë edhe për sportdashësit shkodranë ngaqë ndeshja do të luhet pa tifozë për shkak të dënimit të fushës së Ilirisë.
© shkodrasport.com