Trajneri Josa dhe stafi i Vllaznise kane marre nje lajm te mire diten e sotme. Nje nga lojtaret me te rendesishem te ketij ekipi, Liridon Latifi, ka luajtur disa minuta ne ndeshjen miqesore ndaj ekipit nga Katari Al Ahli dhe ka tregur nje gjendje pergjithesisht te mira.

Sulmuesi nga Prishtina eshte preferuar disa minuta ne pjesen e dyte te kesaj miqesoreje dhe ai nuk ka zhgenjyer. Padyshim qe kjo gje ka ngrohur stafin sepse kjo gje do te thote se gradualisht duhet te fillojne te mendojne se do ta kene edhe ate te gatshem per sfidat europiane.

Siç dihet Latifi humbi gati 2 jave nga stervitja me ekipin ngaqe rezultoi pozitiv me covid-19 dhe kuptohet qe forma e tij ishte larg pjeses tjeter te skuadres, megjithate me vullnetin qe e karakterizon dhe punen sistematike qe ka bere gjate gjithe kesaj jave nen drejtimin e trajnerit te pergatitjes atletike Tozokov, parametrat e tij kane filluar te rriten.

Si rrjedhoje minutat e sotme jane nje shprese e madhe edhe per skuadren. Kujtojme qe Latifi edhe ne sezonin e kaluar nuk e dha ashtu si duhet kontributin e tij ne ndeshjet europiane sepse iu bashkua vone skuadres ne stervitje.

Tashme shpresat jane me te medha qe lojtari kryesor i kuqebluve te jape kontributin e tij ne skuader me shpresen e madhe per ta kaluar Universitatean e Krajoves ne turin e dyte te “UEFA Europa Conference League”./SHKODRA-SPORT.COM/