Vllaznia çdo dite e me shume po e ploteson organiken e saj dhe ky eshte nje lajm i mire per stafin teknik. Ne ndeshjen e djeshme ndaj Pogradecit per Kupe, luajti edhe sulmuesi Caina.
Braziliani shtatelarte kishte me teper se nje muaj qe ishte jashte fushes se blerte si rrjedhoje e nje demtimi te pesuar ne kavilje dhe tashme duket se çdo gje ka kaluar dhe dje ai luajti pak minuta ndaj pogradecareve.
Ky eshte padyshim nje plus per trajnerin Brdariç te cilit i shtohet edhe nje tjeter alternative per repartin ofensive. Kujtojme qe Caina luajti pak minuta ne ndeshjen e pare ndaj Laçit, por ato i mjaftuan qe te shenonte nje gol shume te bukur.
Me rikthimin e Caina, ka mbetur ende ne pritje te rikthimit vetem mbrojtesi malazez Bulatoviç i cili mungon tre dy muajsh por tashme ka nisur stervitjen dhe pas ndeshjes me Egnatian edhe ai mund te jete gati per te luajtur.
Megjithate ditet e fundit me probleme te vogla demtimesh jane shfaqur Latifi, Diagne dhe Jonuzi, por duket se nuk ka asgje serioze dhe ata do jene te gatshem per sfiden e se henes ne Rrogozhines./SHKODRA-SPORT.COM/