Pas gati nje muaj larg fushes se blerte, me ne fund sulmuesi brazilian Bruno Gomes i eshte rikthyer stervitjes dhe diten e sotme ka qene sebashku me pjesen tjeter te lojtareve ne dispozicion te stafit teknik.

27 vjeçari qe ka ardhur kete sezon ne Shqiperi, ka qene i pafat sepse vetem pas pak javesh me kuqeblute, teksa ka luajtur edhe pak si zevendesues, pesoi nje terheqje muskulare dhe per kete arsye, u detyrua te qendronte pushim.

Por duket se ditet e veshtira kane kaluar per te dhe tashme shume shpejt pritet te jete i gatshem per te luajtur. Por derisa te vije ajo dite, duhet pritur edhe pak ne menyre qe te mos kete ndonje rikthim te demtimit.

Per keto arsye, me shume siguri Gomes do te jete i gatshem per Vllaznine vetem pas pushimit te kampionatit muajin e ardhshem per ndeshjet e kombetares shqiptare./SHKODRA-SPORT.COM/