Mengjesin e sotem ekipi i Vllaznise ka marre nje lajm te mire. Sulmuesi i saj kryesor Haris Dilaver eshte bashkuar me ekipin ne stervitje dhe do te jete pjese e tij te pakten per ndeshjet e Kupave te Europes.
Sulmuesi boshnjak ka mberritur pak me vonese nga vendi i tij ku ka kaluar disa dite pushime dhe menjehere eshte vene ne dispozicion te trajnerit Brdariç. Ai do te luaje ndaj Shiroki Brijeg, nje skuadre te vendit te tij dhe kuptohet qe do te beje çmos per t’i shenuar dhe per ta mundur.
Ky i fundit sigurisht qe eshte tashme me i qete sepse do te kete nje pike referimi ne repartin ofensive me autorin e 15 golave ne sezonin e fundit.
Dilaver eshte nen kontrate me ekipin e Vllaznise deri pas ndeshjeve europiane dhe si rrjedhoje ai eshte treguar korrekt duke u bashkuar me ekipin.
Paraqitjet e tij ne keto ndeshje mund te jene edhe nje sinjal per rinovimin apo jo te kontrates, por e rendesishme eshte se skuadra e Vllaznise per ndeshjet europiane po fillon gradualisht te marre formen e duhur./SHKODRA-SPORT.COM/