Blutë i janë rikthyer stërvitjes dje në mesditë, në kompleksin “Football Republic”, dhe kanë nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës me Teutën.

Dinamo ka ende shanse matematikore për të shkuar në “play out” dhe trajneri Rodolfo Vanoli vazhdon të besojë te mbijetesa.

Rikthehet në këtë ndeshje mesfushori Lansinet Sidibe, i skualifikuar për shkak kartonësh ndaj Laçit.

Pezullimi i Imamit përfundoi para ndeshjes me Laçin dhe në mbrojtje pritet që ai të luajë bashkë me Mijën, ndërsa Devid Fejzulla, pas golit në ndeshjen e parë si titullar i Dinamos, pritet të ketë sërish hapësirë.