Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELajme të mira për Milanin, Leao dhe Fofana rikuperohen për Superkupën e...

Lajme të mira për Milanin, Leao dhe Fofana rikuperohen për Superkupën e Italisë

Gabbia, i dëmtuar në ndeshjen me Sassuolo, nuk ka probleme serioze në gju. Ai do të kthehet shpejt, por nuk mund të luajë në gjysmëfinalen e Superkupës. Në vend të tij do të jetë De Winter. Nëse Milani shkon në finale, Gabbia do të fluturojë për në Riad, për të qenë i gatshëm në stol.

Për trajnerin Allegri ndërkohë ka edhe dy lajme të mira. Youssouf Fofana dhe Rafael Leao janë grumbulluar për Superkupën e Italisë, edhe pse nuk janë në 100%. Mesfushori francez ka kaluar problemet muskulore dhe luan për një fanellë titullari me Ricci dhe Loftus Cheek.

Leao është në listën e të grumbulluarve, por duket e vështirë që ai të zbresë në fushë nga minuta e parë kundër Napolit. Portugezi mund të ketë minuta në pjesën e dytë, ose në finalen e mundshme. Stafi kuqezi duan që lojtari të jetë i rikuperuar plotësisht për të evituar ndalesa të tjera javët e ardhshme.

Dyshja sulmuese ndaj Napolit do të përbëhet nga Christopher Nkunku dhe Christian Pulisic.

Në dyshim te Milani është Modric, i cili i ka luajtur të gjitha ndeshjet deri tani dhe mund ta nisë nga stoli gjysmëfinalen e Superkupës së Italisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments