Specialisti i futbollit Shkelqim Muça ashtu si çdo jave ka bere analizen e ndeshjeve te javes te “Abissnet Superiore” e keshtu ka bere edhe per javen e 31-te ku padyshim qe eshte ndalur edhe humbja zhgenjyese e Vllaznise 0-4 ndaj Egnatias brenda ne “Loro Boriçi”.

“Vështirësitë e skuadrave kryesuese? Ndodh sepse kampionati është i ngjeshur, skuadrat janë aty, nuk kanë diferenca të mëdha. Të gjitha skuadrat kërkojnë pikë për të arritur objektivat e tyre. Në këtë pikë të kampionatit, çdo ndeshje është e vështirë. Tirana dhe Partizani u vunë në vështirësi nga kundërshrarët e tyre, më shumë Tirana, ishin fitore të vështira”.

“Partizani nuk do e gjejë Tiranën kaq të dobët ndonjëherë, nëse i mer titullin… Të kuqtë është e vërtetë se kanë promovuar lojtarë, por është një skuadër që pretendon titullin, i duhet trofeu, i duhen tri pikët në çdo ndeshje”. Kështu është shprehur, Shkëlqim Muça në studion e emisionit Rubrika Sportive në RTSH gjatë analizës së tij për javën e 31-të të “Abissnet Superiore”.

Fitorja e vështirë e Tiranës – “Dukej që Tirana do kishte vështirësi, pasi Kastrioti si objektiv të merte pikë. Ia bëri shumë të vështirë, por bardheblutë nuk e humbën qetësinë, bënë lojën e tyre, qarkulluan topin. Tiranës duhet ti ruhesh deri në momentin e fundit, sepse të godet. Tani në fund çdo ndeshje e vështirë, nuk është problem taktik, por është çështje karakteri. Ka marrë një trepikësh shumë të vlefshëm”.

Triumfi i të kuqve me Erzenin- “Parashikohej një ndeshje e fortë dhe ashtu ndodhi. Gjatë gjithë ndeshjes kishte agresivitet, Partizani iu përgjigj lojës së Erzenit. Të kuqtë ishin më të qartë në lojë, shijakasit pak më konfuz. Pasi realizoi golin e parë, më pas gjithçka u bë më e lehtë. Trajneri tashmë e ka skuadrën që mund të ndjekë Tiranën deri në fund, të shikojmë se si do të shkojë në derbi”.

Humbja e Vllaznisë – “Trajneri i Vllaznisë duhet të kishte marrë masa, duhet të kishte parë potencialin e këtij ekipi. Mendoj se bëri ndryshime taktike që e dobësuan skuadrën në fazën mbrojtëse. Në pjesën e dytë skuadra u zbulua. Vllaznia rrezikon të humbasë gjithçka për këtë vit, pashë një skuadër të shpërfytyruar, sidomos në repartin e mbrojtjes. Lojtari më i mirë i Egnatias ishte i lirë gjatë gjithë kohës”.