Çeshtja e prishjes se stadiumit “Beselidhja” ka ndare me dysh opinionin sportiv dhe jo vetem ate ne Lezhe. Kryebashkiaku aktual Pjerin Ndreu e ka thene hapur se deshiron ta ndermarre kete proces, per prishjen e tij.

Por krejt ndryshe mendon kandidati i koalicionit “Bashke Fitojme” Pashk Gjoni. Ne nje takim qe ai ka patur sot me sportiste e trajnere te Lezhes eshte shprehur:

“Është e turpshme që Besëlidhja të përfundojë në kategori të dytë. Kurrë nuk do të lejoi shembjen e stadiumit “Besëlidhja”, ndaj me 14 Maj, është dita e qytetarëve të cilët me votën e tyre, mbrojnë historinë dhe trashëgiminë e Lezhës nga ata që si lidhë asgjë me Lezhën.

Kë pyetën që betonizuan aneksin sportiv? Kush i dërgon fëmijët të luajnë në beton? Futbolli si industria më e madhe sportive, do të ketë tjetër vëmendje. Si ekipi “Besëlidhja”, pasuri e Lezhës dhe ekipe të tjera të moshave, do të mbeshteten në infrastrukturë ashtu dhe në politikat e tjera të zhvillimit.

Bashkë fitojmë, fiton sporti, fiton Lezha jonë”