Sikur te mos mjaftonte momenti i keq dhe rezultatet negative te ndeshjeve te fundit, tek Vllaznia eshte rikthyer serish problemi i demtimit te lojtareve. Pas Bulatoviç, erdhi edhe ai i kapitenit Gurishta, por ka edhe me keq.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se mbrojtesi tjeter i kuqebluve- Geralb Smajli para tre ditesh i eshte nenshtruar nje nderhyrje kirurgjikale ne gju dhe si rrjedhoje, ai e ka mbyllur sezonin.

20 vjeçari kishte disa kohe qe po shfaqte probleme dhe pas ekzaminimeve te bera, rezultoi te kishte çarje te meniskut dhe si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar nderhyrje dhe ajo tashme eshte kryer.

Si rrjedhoje, Smajlit i duhen 3-4 jave te rimarre veten dhe kjo do te thote se ai do te jete i gatshem vetem ne momentin kur skuadra te nise pergatitjet per sezonin e ri.

Mungesa e Smajlit vjen ne nje moment aspak te pershtatshem sepse tashme qe eshte demtuar edhe Gurishta, ende nuk dihet se kush do te luaje ne rolin e mbrojtesit te djathte./SHKODRA-SPORT.COM/