Boksieri shqiptar me origjine nga Balldreni i Lezhes, Roberto Bakaj ka marrë fitoren e nëntë në po kaq ndeshje të zhvilluara në karrierë. Në duelin e zhvilluar në Bochum të Gjermanisë, boksieri kuqezi ka hedhur në tapet kundërshtarin e tij, Istvar Kiss (Ajubi).

“Knock-out” nga 28-vjeçari, që merr një fitore të rëndësishme në boksin profesionist. Shqiptari dominoi takimin duke treguar cilësitë në këtë disiplinë. ‘

Ajubi e kapi për fyti Bakaj-n gjatë peshimit të shtunë, duke e ofenduar për prejardhjen e tij shqiptare. Pas fitores, Bakaj nuk ngurroi te vendoste plisin mbi kokë, teksa flamuri kuqezi ishte në ring.

Roberto Bakaj ka lindur më 6 Qershor 1994 në Selanik te Greqise, por origjina e familjes se tij eshte nga Balldreni i Lezhes. Ai e nisi karrierën e tij si boksier në Shqipëri ne vitin 2009 ku më pas në vitin 2014 e zhvilloi atë në Gjermani ku aktualisht është aktiv në boksin profesionist. Por me boks merret edhe i vellai- Amarildoja./SHKODRA-SPORT.COM/