Ka nisur mbare ecuria e boksiereve te kombetares shqiptare ne Kampionatin Boteror qe ka startuar diten e sotme ne Uzbekistan. Tashme, pas ndeshjeve te dites se pare, kemi tre boksiere qe kane siguruar te drejten per te kaluar ne turin e dyte te ketij kompeticioni.

Njeri prej tyre, pikerisht shkodrani Arjon Kajoshi e kishte siguruar kete gje fale shortit, ndersa dy te tjeret kane qene me fat ne perballjet e tyre.

Keshtu boksieri Ani Haxhillari sipas shortit duhej te perballej ne ring me afrikanin nga Swaziland Z. Dlamini per kategorine -60 kg. Por ky i fundit nuk eshte paraqitur fare dhe si rrjedhoje boksieri yne e ka fituar aforfe ndeshjen.

E njejta gje edhe per boksierin tjeter Krenar Zeneli qe duhej te perballej me C. Gamedze por edhe ky nuk eshte paraqitur ne ring dhe si rrjedhoje vlonjati e ka fituar aforfe.

Ekipi jone perfaqesues neser nuk do te kete ndeshje nderkohe qe boksieret tane do te ngjiten ne ring te merkuren ku synojne padyshim fitore te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/