Sidrit Guri, ka qenë titullar sot në ndeshjen që Ostende, ekipi i tij ka luajtur kundër Antverpit, në kampionatin belg. Skuadra ku aktivizohet sulmuesi shqiptar ka humbur me rezultatin e ngushtë 0-2.

Goli është shënuar në minutën e 4-të të ndeshjes nga Rodrigez. Guri edhe pse ka nisur titullar në krahun e djathtë të sulmit nuk ka arritur të lërë gjurmët e tij në sfidë. Madje, ai është ndëshkuar dhe me karton të verdhë në minutën e 88-të.

Kështu, Ostende po kalon një moment shumë të vështirë duke mos gjetur fitoren për të tetën ndeshje rradhazi.

Titullarë ka qenë edhe Rei Manaj, në ndeshjen që Albacete ekipi që ai aktivizohet ka luajtur kundër Kordobës. Ekipi i tij fitoi 1-3 në transfertë, por sulmuesi shqiptar nuk la gjurmë ashtu si Guri.

Albacete më këtë fitore u ngjit në vendin e 4-të me 42 pikë, dy më pak se vendi i parë.Këto janë lajme shumë të mira për Panuçin dhe Kombëtaren që sulmuesat po gjëjnë hapësira anë ekipet e tyre.