Një përballje që nis për Laçin që shënon i pari me Guindon. Sulmuesi i kurbinasve zhbllokon rezultatin në minutën e 21-të të sfidës. Afrikani është i kudogjendur në fushë dhe përballë Salit bën mirë. 11 minuta më pas, ai shënon sërish, por këtë herë goli konsiderohet i parregullt.
Pjesa e parë mbyllet me avantazhin e ekipit të Mirel Josës. Ndërsa 45 minutat e dyta nisin intensive për krutanët. Është Kastrioti që realizon golin e barazim me Kainën që vulos dhe fatin e kësaj ndeshje.
Një barazim që i shkon më shumë për shtat Tiranës që vazhdon të kryesojë Superioren me 9 pikë më shumë se Laçi i vendit të dytë. Ndërsa krutanët ngjiten në kuotën e 22 pikëve, në vendin e tetë.
KASTRIOTI – LAÇI 1-1
KASTRIOTI: Sali, Neziri, Husein, A.Selmani, Rami, Karakaçi, Okebugu, Onanuga, Hasani, Zogaj, Kaina Trajner: Emiljano Çela
LAÇI: Dajsinani, Ziko, Ignjatoviç, Velkoski, Rangoviç, Shehu, Ujka, Qato, Adeleke, Velija, Guindo Trajner: Mirel Josa
GJYQTARË: O.Ferataj, O.Grabova, H.Lisaku, K.Shahini
VAR: K.Cjapi, AVAR: I.Tartaraj