Teuta ka marrë tre pikë të vlefshme në ndeshjen ndaj Egnatias, duke mos rrezikuar zonën e play out-it. Durrsakët morën fitoren minimale 0-1 në transfertë, duke realizuar në minutën e 27’ me Klejdi Dacin.

Daci shënon kështu për të dytën herë gjatë këtij sezonin ndaj rrogozhinasve, pasi në javën e parë të kampionatit, në kohën kur ishte te Kukësi, Daci ka shënuar sërish në këtë fushë.

Pjesa e parë e kësaj sfide ishte deri diku e balancuar, ndërsa në fraksionin e dytë ritmin e lojës e diktuan rrogozhinasit.

Egnatia pati disa raste për të realizuar në portën e Demës, megjithatë lojtarët e Ramadanit nuk ia dolën që të shfrytëzonin mundësit dhe të dilnin me të patën një pikë nga kjo sfidë.

Pas këtij takimi Teuta vijon të renditet e gjashta, por tashmë me 28 pikë, teksa Egnatia qëndron në vend të shtatë me 23 pikë në 24 ndeshje të luajtura.

Egnatia-Teuta (0-1)