HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORELajme të mira për Vllazninë. Alban Xhaferi takim me kryebashkiaken Ademi

Lajme të mira për Vllazninë. Alban Xhaferi takim me kryebashkiaken Ademi

Lajme të mira për Vllazninë. Biznesmeni Alban Xhaferi që aktualisht mban edhe postin e presidentit të basketbollit, ditën e djeshme ka zhvilluar të parin takim zyrtar me kryebashkiaken Ademi duke i shprehur dëshirën e tij për të marrë edhe drejtimin e klubit të futbollit Vllaznia.

Takimi mësohet të ketë zgjatur rreth dy orë dhe gjatë tij janë diskutuar shumë gjëra në lidhje me mënyrën e bashkëpunimit në mes palëve.

Ende nuk është shumë i qartë se si Xhaferi mund të vijë në krye të Vllaznisë, por e rëndësishme është që të dyja palët kanë dëshirë që ky bashkëpunim të realizohet.

Biznesmeni në fjalë prej një viti e gjysëm ka drejtuar basketbollin dhe e ka shndërruar tërësisht ekipin duke e shndërruar atë nga pretendent për të rënë nga kategoria në një pretendent për fitimin e trofeve.

Xhaferi i iniciuar edhe nga kërkesa e tifozëve, hodhi idenë për t’u afruar edhe tek futbolli dhe në fakt, kërkesa e tij drejt Bashkisë u shty disi nisur edhe nga bllokimi që ndodhi në Këshillin Bashkiak sa i takon buxhetit të këtij klubi.

Por pas zgjidhjes së këtij problemi, ai është vënë në lëvizje dhe për rrjedhojë takimi i djeshëm me kryebashkiaken Ademi tregon se gjërat mund të jenë në rrugën e duhur. Dhe në fakt, Vllaznia ka nevojë për një biznesmen të tillë në krye të saj. Të shpresojmë që gjërat të marrin zgjidhje sa më shpejt dhe sezonin e ardhshëm të shohim një skuadër tjetër në fushën e lojës.
www.shkodrasport.com

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments