FAQJA E PARE FUTBOLLLAJMI I FUNDIT/ 3 fushave të reja futbolli në Shkodër dhe Vau-...

LAJMI I FUNDIT/ 3 fushave të reja futbolli në Shkodër dhe Vau- Dejës, FSHF jep miratimin për ndërtimin e tyre

Gazeta “Shkodra Sport” e lajmëroi pasditen e djeshme ndërkohë që mesditën e sotme ka ardhur edhe aprovimi nga organi më i lartë vendimmarrës i Federatës Shqiptare të Futbollit, Komitetit Ekzekutiv të tij. Bëhet fjalë për dhënien e aprovimit për financimin e tre fushave të reja të futbollit në Shkodër dhe Vau- Dejës.

Siç kemi bërë të ditur, investimi në fjalë bëhet fjalë për dy fusha që do të ndërtojë KF Shkodra në një tokë të siguruar prej saj, ndërsa një fushë tjetër do të jetë ajo e Bushatit që do të ndërtohet në bashkëpunim me Bashkinë Vau- Dejës dhe FC Basania.

Padyshim që miratimi i investimit në këto tre fusha të reja është lajmi më i mirë që vjen për futbollin në Shkodër sepse tashmë fëmijët dhe ekipet sportive do të kenë më shumë fusha cilësore në dispozicion për të ndjekur pasionin e tyre.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments