Pas largimit te Altin Xhahyses, Ada zgjedh trajnerin e ri. Ai eshte Florian Lala (Frroku). Lajmi eshte konfirmuar per gazeten “Shkodra Sport” mbremjen e sotme nga vete presidenti i kesaj skuadre Alfred Pjetri i cili eshte shprehur:
“Mund t’u bej te ditur se trajneri i ri i Ades do te jete Florian Lala (Frroku). Vendosem per te, nisur nga deshira e tij per te punuar dhe per t’u ngjitur ne karriere. Ne e kemi ndjekur prej vitesh ne punen e tij me ekipet e moshave te Don Boskos dhe besoj se ka per te bere nje pune te mire edhe me skuadren tone”.
Lala (Frroku) do te nise nga puna menjehere diten e neserme teksa do te zhvilloje edhe stervitjen e pare me ekipin. Kuptohet qe koha nuk flet shume ne favorin e tij sepse te marten Ada do te ndeshet ne Velipoje me ekipin kryesues te kampionatit, Sopotin.
Megjithate skuadra eshte ne formen e duhur sepse pavaresisht largimit te Xhahyses ka vijuar punen me pjestaret e tjere te stafit teknik, ndersa tashme do te vihet nen urdherat e trajnerit Florian Lala (Frroku). Ai ka nje pervoje si futbollist, ndersa prej vitesh punon me moshat e “Don Boskos” ku eshte dashur per punen me shume cilesi teksa nuk i kane munguar as rezultate.
Trajneri Lala (Frroku) do te tentoje qe bashke me drejtuesit e klubit te bejne edhe ndonje perforcim te mundshem ne menyre qe per fazen e dyte te kampionatit, te jene me dinjizitove ne fushen e lojes dhe te synojne deri ne fund arritjen e objektivit, sigurimin e qendrimit ne kategorine e dyte.
Gjergj KOLA