Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi. Sipas raportimeve të mediave prestigjioze europiane, Andrea Anjelli ka dhënë dorëheqje si president i Juventusit.
Momentalisht ende nuk ka asgjë të konfirmuar nga klubi bardhezi, teksa sipas raportimeve, kjo gjë pritet të ndodhë në orët në vijim.
Anjelli ka nisur nje beteje te madhe me UEFA-n dhe FIFA-n per krijimin e Superliges se Europes dhe si rrjedhoje, nuk kane munguar edhe sulmet ne adrese te tij ku me i ashpri eshte treguar numri 1 i institucionit te futbollit europian Ceferin.
Nese Anjelli vertete do te largohet nga drejtimi i Juventusit, do te linte prapa edhe shume pikepyetje ne lidhje me te ardhmen e Superliges se Europes sepse ai ishte nje nga inisiatoret e krijimit te saj.
Po sonte pritet qe vete klubi i Juventusit te dale me nje komunikate zyrtare ne lidhje me kete lajm te doreheqjes se tij, nese eshte i vertete apo jo.