Atleti shkodran Heldi Valikaj ka perseritur suksesin e shtatorit te vitit te kaluar duke u shpallur kampion Ballkani per 20 vjecaret per te dytin vit rradhazi.

Edhe ne garat e kampionatit te sivjetem qe jane zhvilluar sot ne Stamboll, ai ka dominuar mbi te gjithe pjesmarresit e tjere ne kete kompeticion te rendesishem duke zene vendin e pare dhe duke merituar medaljen e arte.

Valikaj ka arritur te kerceje 7.35 metra ne garen e kercimit se gjati duke lene ne vend te dyte nje atlet serb dhe ne te tretin nje atlet bullgar.

Suksesi i sotem i atletit te Vllaznise konfirmon me se miri faktin se kemi te bejme me nje sportist me shume talent dhe qe po tregon klas te larte edhe ne garat nderkombetare ku merr pjese.

Ne tre vitet e fundit ai ka arritur te shpallet dy here kampion Ballkani dhe nje here nenkampion duke treguar edhe njehere tjeter se e ardhmja e kesaj disipline flet per te./SHKODRA-SPORT.COM/