Saturday, April 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLLAJMI I FUNDIT/ Disiplina fal Bregun e Ditën, asnjë ndëshkim për sjelljet...

LAJMI I FUNDIT/ Disiplina fal Bregun e Ditën, asnjë ndëshkim për sjelljet e tyre në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Federata Shqiptare e Futbollit publikoi vendimin e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, që u mor dje. Konkretisht ishte vetëm një, ai që lejon Albano Aleksin të rikthehet në fushë tek Egnatia.

Te Dinamo mund të qëndrojnë të qetë, pasi Dejvi Bregu dhe Bruno Dita nuk u bënë subjekt i vendimeve, pavarësisht veprimeve të shëmtuara që ato bënë ndaj portierit Sherri dhe tifozëve të Vllaznisë

Vendimi nr. 38 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 10.04.2026

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u  bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,

VENDOSI:

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia, Albano Aleksi, për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit, bazuar në nenin 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments