Ka ndryshuar orari i zhvillimit të ndeshjes Erzeni-Vllaznia, e vlefshme për javën e 19-të të Abissnet Superiore. Ky takim nuk do të luhet në orën 16:00 siç ishte thënë deri më sot, por tre orë më vonë, pra në 19:00.
Ky është njoftimi më i fundit që është përcjellur në lidhje me ndeshjen Erzeni-Vllaznia. Me siguri që në shtyrjen e këtij orari ka ndërhyrë edhe kompania që transmeton ndeshjet e Superiores, “OverSport”, ngaqë pritet të jetë një takim interesant dhe shikueshmëria e tij në orën e caktuar është më e madhe.
Për kuqeblutë nuk ka aspak rëndësi ndryshimi i orarit, pasi e rëndësishme për ta është që ta përgatisin si duhet këtë ballafaqim shumë interesant ndaj njërit prej ekipeve pretendente për Europën, siç është Erzeni.
Në “Niko Dovana”, të dy ekipet do të tentojnë të marrin fitoren dhe ndonëse shkodranët konsiderohen favoritë, kjo nuk do të thotë se Erzeni heq dorë kollaj nga pretendimet për të marrë pikë. Kështu për këtë arsye, edhe ndaj shijakasve, te Vllaznia do të synohet maksimumi i pikëve.
Maringlen ZHIVANI