E çuditshme, por e vërtete, finalja e Champions-it është shtyrë me 15 minuta dhe do të startojë në orën 21:15.

Arsyeja? Nuk janë futur të gjithë tifozët në stadium, për shkak të problemeve dhe kaosit në hyrje, një përqindje e konsiderueshme e anglezëve kanë mbetur jashtë, ndaj dhe autoritetet janë detyruar të marrin këtë vendim, deri sa të futen të gjithë.

Gjithashtu është shtyrë dhe ceremonia hapëse prej 5 minutash, e cila do të startojë në orën 21:10. Nje gje e tille nuk kishte ndodhur asnjehere me pare, por ndodh edhe keshtu.

UEFA tregon nje respekt te jashtezakonshem ndaj tifozeve dhe per rrjedhoje gjithçka shtyhet per 15 minuta, e bashke me te shtohet edhe ankthi i te gjitheve per te pare kete supersfide.