Gazeta “Shkodra Sport” ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë pranë tifozëve shkodranë. Për të përçuar më tej emocionet e tyre, pritshmëritë dhe njëkohësisht edhe ankthin me të cilin i përjetojnë ndeshjet e Vllaznisë.

Në këtë kuadër, gazeta juaj ka kontaktuar sërish me disa prej tyre, për të folur me ta rreth ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë Vllaznia- Laçi, mënyrës si po e presin atë dhe njëkohësisht edhe duke i marrë një parashikim për rezultatin përfundimtar të saj.

Njëri nga këto tifozë është edhe Astrit Karakaçi i cili ka pranuar me kënaqësi të flasë për “Shkodra Sport” për sfidën e së martës. Më poshtë mund të lexoni edhe përgjigjet e pyetjeve që ai ka dhënë për gazetarin Maringlen Zhivani:


– z. Karakaçi, si po e pritni finalen Vllaznia- Laçi?

Finalet janë gjithmonë emocionuese, shtoji kësaj edhe pjesmarrjen në te të ekipit të zemrës, kuptohet se çfarë ndjesie të krijon.

– Besoni ne fitoren e Vllaznise?

Tifozi asnjëherë nuk e humb besimin te fitorja e skuadrës edhe nëse është nëdisavantazh. Aq ma tepër që është i dyti vit që jemi pjesmarrës në finalen e kupës.

– Kush mendoni se eshte pika me e forte e skuadres shkodrane per kete takim?

Pika më e fortë mendoj se është dëshira për fitore, pasi mbas titullit kampion, ky është trofeu ma i rëndësishëm. Ne kemi edhe një avantazh tjetër, trajneri që ka sot Vllaznia Mirel JOSA, është njohës i mirë i kundërshtarit sepse e ka drejtuar ate deri para pak javesh.

– A mendoni se do kete nje pjesmarrje te madhe te tifozeve shkodrane ne kete takim final dhe a do kemi ndonje surprize prej tyre?

Tifozit shkodran nuk ke nevojë t’i bësh thirrje me ardhë në stadium, aq ma tepër në një finale. Këtu diskutohet sa do të jetë numri. Është nje grup i fuqizuar së fundmi (edhe pse eshte i pari tifogrup), djemtë e mirë shkodranë “Vllaznit Ultras” që të surprizojnë gjithmonë.


– Se fundi, si e parashikoni kete ndeshje?

Personalisht jamë besimplotë se mbrëmjen e 31 majit do kthehemi në Shkodër me kupë.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI