Emocionet e pragndeshjes finale te Kupes se Shqiperise ne mes Vllaznise dhe Laçit shtohen gjithnje e me shume dhe ne padyshim qe do te mundohem t’i sjellim gjithnje e me prane jush ato duke intervistuar shume protagoniste dhe jo vetem.

Gazeta “Shkodra Sport” perveç rubrikes “Flasin tifozet”, ka menduar te hape edhe nje rubrike te re, ate “Flasin gazetaret”. Duke qene njerez te medias dhe me prane sportit, emra te njohur te kesaj fushe do te japin ne keto tre dite mendimet e tyre ne lidhje me kete takim shume te rendesishem.

E vijojme kete rubrike me gazetarin Denis Bajraktari i cili ka pranuar me kenaqesi te intervistohet nga “Shkodra Sport”, interviste qe mund ta lexoni me poshte:

– Denis, si e shihni ju ndeshjen finale te Kupes se Shqiperise Vllaznia-Laçi, si gazetar por edhe si tifoz?

Natyrisht, e shoh si një ndeshje shumë e vështirë për Vllazninë. Për më tepër, skuadren shkodrane e shoh nën ‘presion’, pasi i duhet medoemos fitorja, jo vetëm për të fituar kupën, por edhe për të siguruar një vend në Kupat e Europës. Ndërkohë, Laçi do të luajë më lirshëm, pasi e ka siguruar Europën, dhe do të jetë ndoshta edhe në pritje të ndonjë “premio” nga Kukësi.


– A besoni te fitorja e Kupes per Vllaznine?

Shpresoj shumë që Vllaznia të triumfojë në finale. Fitimi i kupës shpëton edhe sezonin e kuqebluve. Në të kundërt do të ishte një dështim i madh ky sezon, por edhe një minus i madh për sezonin e ardhshëm. Shpresoj që trajneri Josa të zgjidhë siç duhet këtë ndeshje dhe ta godas Laçin në pikat më të dobëta.

– Cila duhet te jete pika me e forte e Vllaznise ne kete ndeshje sipas jush?

Për mendimin tim, pika më e fortë e Vllaznisë është tifozeria shkodrane. Sa më e shumtë të jetë në numër ajo, aq më e lehtë do të bëhet fitorja për Vllazninë. Tifozët e kanë mbështetur në numër të madh skuadren sa herë ajo ka pasur nevojë. Besoj që edhe këtë herë nuk do të zhgënjejnë dhe do të jenë të shumtë në stadium.


– Parashikimi yt per ndeshjen finale te Kupes?

Shpresoj në një fitore 2 – 1 të Vllaznisë, ku njërin prej golave ta shënojë Krymi, që ta mbyll me një tjetër kupë me Vllazninë, pasi siç dihet pas kësaj ndeshje do të largohet nga kuqeblutë.
Intervistoi: Maringlen ZHIVANI