...
HomeKRYESORELAJMI I FUNDIT/ Goditje e rëndë për Milanin, Ibra nuk mund të...

LAJMI I FUNDIT/ Goditje e rëndë për Milanin, Ibra nuk mund të jetë pjesë e skuadrës për shkak të…

Zlatan Ibrahimoviç nuk mund të jetë pjesë e skuadrës së Mialniot ëpr ndeshjen e sotme në Europa Ligës ndaj Bodo Glimt, për shkak se ka rezultuar pozitiv me Koronavirus.

Ditën e djeshme te kuqezinjtë kishte rezultuar poiztiv ndaj virusit mbrojtësi Leo Duarte dhe menjëherë pas kësaj e gjithë skuadra iu nënshtrua testeve.

Sipas asaj që zbulon “Corriere della Sera”, nga përgjigjet e testeve është zbuluar se pozitiv me Koronavirus ka rezultuar edhe Ibrahimoviç.

Ky i fundit nuk do të jetë për ndeshjen e sotme, teksa është në dyshim edhe për ndeshjet e radhës, pasi duhet të futet menjëherë në karantinë, ku protokolli parashikon se duhet të qëndrojë aty rreth 14 ditë, por në rast se del negativ në testin e radhës mund të zbresë në fushë më shpejt.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.