Sukseset e sportisteve shkodrane ne garat kombetare dhe nderkombetare vijojne dhe atyre tashme u eshte shtuar edhe suksesi ne nje sport tjeter, pikerisht ne ate te tenisit.

Ne Shkoder prej disa vitesh ky sport po merr nje vemendje gjithnje e me te madhe dhe shoqata e tenisit ka rritur shume numrin e te rinjve dhe te rejave qe e ushtrojne.

Por jo vetem kaq. Nga rradhet e tyre tashme ka edhe sportiste shume te suksesshem dhe njera prej tyre eshte padyshim Gresa Bajri. Ajo eshte duke marre pjese ne kampionatin Europian te 14 vjeçareve qe eshte duke u zhvilluar.

Bajri ka fituar 3 ndeshje deri me tani dhe si rrjedhoje ka fituar te drejten per te dale ne finalen e madhe, aty ku ajo do te perballet me serben Elena Milutinovi.

Pavaresisht rezultatet te kesaj finaleve, arritja deri ketu e tenistes Gresa Bajri padyshim qe eshte nje arritje e madhe personale, por edhe per tenisin shqiptar qe duket se po i ngjit ne menyre galopante hapat e tij./SHKODRA-SPORT.COM/