UEFA ka vendosur që të lejojë rregullin e pesë zëvendësimeve deri në fund të sezonit për të gjitha kompeticionet e saj. Ky rregull i ri erdhi si pasojë e pandemisë, për t’iu ardhur në ndihmë skuadrave.

Kështu Liga e Kombeve, kualifikuseset e Europianit, Champions dhe Europa Ligë, do lejohen të përdoren 5 zëvendësime. Skuadrat do lejohen të grumbullojnë 23 lojtarë.

Lajmin e ka dhënë vetë UEFA në rrjetet sociale. Nje vendim i tille padyshim qe ne pamje te pare ka lehtesuar ekipet, por duhet thene se shtimi i numrit te zevendesimeve ka krijuar njefare kaosi tek stafet teknike.

Per me teper qe nuk po ndikon aspak ne rritjen e performances se ekipeve, megjithate tashme UEFA e ka marre nje vendim dhe duhet zbatuar deri ne fund.