Sfida e shumepritur Vllaznia- Real Madrid po afron dhe ne Shkoder ka nje interesim te madh per te. Shume tifoze presin hapjen e sporteleve per te blere biletat, nderkohe qe e veçanta ashtu si dhe ne dy ndeshjet e kaluara, ka te beje me faktin se ne stadium zakonisht shkojne familjare, perfshire edhe gra e femije.

Por nga ana tjeter, ka edhe nje interesim per te ditur nese ne stadiumin “Loro Boriçi” do te kete tifoze te Realit qe do te vijne nga Spanja per te mbeshtetur skuadren e tyre ne kete ndeshje te pare te fazes se grupeve.

Per te mesuar ne lidhje me kete fakt, gazeta “Shkodra Sport” ka kontaktuar me menaxherin e Vllaznise Oliver Matija i cili ka shoqeruar dy dite me pare dy perfaqesusit e Realit ne Shkoder, me te cilet ka diskutuar per te gjithe detajet e ndeshjes te se enjtes te ardhshme.

“Perfaqesuesit e Realit kane qene keto dite ne Shkoder per te pare hotelet ku do te akomodohet skuadra e tyre, kane pare stadiumin dhe çdo gje tjeter qe ka te beje me viziten e tyre ne vendin tone per kete ndeshje. Ata na kane bere te ditur se me shume siguri nuk do te kete tifoze madrilene te pranishem ne “Loro Boriçi” per kete ndeshje.

Thjesht do jene drejtues te klubit te Realit, si te meshkujve ashtu edhe te femrave qe do te jene ne tribunen VIP dhe kaq. Megjithate e rendesishme eshte qe Vllaznia po sjell ne Shkoder keto ekipe te medha dhe shpresojme qe te paraqitemi denjesisht ndaj tyre”- ka thene nder te tjera menaxheri Matija.

Te plote prononcimin e tij mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: