Marash Kumbulla këtë merkato vendosi të transferohet te Roma, ku do provojë të tregojë edhe një herë se është një nga talentet më të mirë në Serie A.

Ai ende nuk ka debutuar me fanellën e kryeqytetasve, me Fonsekën, që vendosi të mos e zbresë në fushë ndaj ish-ekipit të tij, Veronës.

Gjithsesi, momenti i madh ka ardhur dhe ironia e fatit është se Kumbulla do të debutojë ndaj ekipit, që në sezonin e fundit ka dhuruar një nga paraqitjet më të mira. 20-vjeçari do e nisë si titullar ndeshjen e nesërme ndaj Juventusit në orën 20:45 në “Olimpico”.

Këtë e ka zbuluar vetë Fonseka në konferencën për shtyp, me trajnerin, që ka vendosur të zbardhë gjithë formacionin e nesërm.

“Nëse asgjë e papritur nuk do të ndodhë deri nesër para ndeshjes, mendoj se do të luaj me Mirante, Santon, Mançini, Ibanez, Kumbulla, Spinaxola, Veretu, Pelegrini, Mkitarian, Pedro dhe Xheko”, u shpreh tekniku. /vipsport