Vllaznia do te luaje neser ne oren 13:00 ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Bylisit ndeshjen e rradhes per kampionat. Ajo ka zhvilluar ne mesdite seancen e fundit stervitore dhe pasdite nderkohe eshte grumbulluar ne rezidencen e saj te zakonshme.

Ajo qe duhet thene eshte se per trajnerin Brdariç ndertimi i formacionit per kete ndeshje do te jete nje rebus i vertete. Kjo ngaqe jane rikuperuar edhe Isaevski e Marku, nderkohe qe tashme kerkojne te luajne ne formacion edhe tre te ardhurit ne merkaton e janarit si Nyavedji, Kaleziç e Cisse.

Po ashtu, duan te vazhdojne te luajne edhe Kruja e Kalaja, nderkohe qe mbetet per t’u pare nese Imeri do te vazhdoje te jete ne formacion, ashtu si dhe Dilaver.

Me siguri, qe ne kete ndeshje stafi teknik ka per te ndertuar nje formacion sulmues ndryshe nga sfida e kaluar me Kukesin ku i kushtoi rendesi mbrojtjes dhe aplikoi me shume kundersulmin.

Kete here nuk duhet te kete zgjidhje tjeter veç fitores dhe per ta arritur ate, patjeter qe duhen sulmues ne fushe, prandaj nuk perjashtohet mundesia qe te kete disa lojtare ofensive ne formacionin titullar./SHKODRA-SPORT.COM/