Teuta përballet me Kastriotin të shtunën në orën 16:00, në kuadër të Kategorisë Superiore. Trajneri Edi Martini po mendon për formacionin që do zbresë në fushë, teksa ekipi do jetë i përgjysmuar për shkak mungesash.

Siç edhe dihet, Renato Arapi, Blagoja Todorovski dhe Alban Aleksi kanë plotësuar numrin e kartonëve dhe nuk do jenë pasnesër. Jo vetëm kaq, pasi dy lojtarë janë në dyshim.

Bëhet fjalë për Blerim Krasniqin dhe Ildi Grudën, të cilat janë të dëmtuar, e madje Krasniqi në Ballsh doli me problem duke mos e mbyllur sfidën.

Ndërkohë, që trajneri Edi Martini, pritet që të hedhë lojtarët e tjerë të gatshëm, për më tepër që luan me krutanët dhe synimi për durrsakët është rikthimi te 3 pikët…./Vipsport/