Sot ka nisur kampionati i kategorise se trete dhe debutues ne te ka qene edhe ekipi KF Murlani i cili e ka filluar ne menyren e duhur ate duke e fituar ndeshjen e pare me rezultatin 4-3 ndaj ekipit te Kinostudios.

Ekipi qe drejtohet nga trajneri Altin Xhahysa pretendon te ngjitet ne kategorine e dyte dhe ajo qe eshte me interesantja, perberja e tij eshte e gershetuar. Nje pjese e mire e tij jane futbolliste ne moshe te re, por ka edhe te tjere te cilet kane nje pervoje te madhe dhe perpos ketij fakti, disa prej tyre tashme ushtrojne edhe detyren e trajnerit.

Albert Kaçi ndonese shume shpejt mbush 40 vjeç, ka qene protagonist ne ndeshjen e sotme sepse eshte aktivizuar ne pjesen e dyte dhe ka qene percaktues duke shenuar golin e fitores per ekipin e tij. Kujtojme ketu qe Kaçi per disa vite me rradhe ka punuar si trajner moshash.

Nderkohe, pjese e formacionit ne ndeshjen e sotme ka qene edhe portieri Fabiol Rexhepi qe ben edhe detyren e trajnerit te portiereve prane Akademise se KF Murlani. Po ashtu, kane luajtur edhe Vahedin Pepa dhe Ari Djepaxhia qe po ashtu jane tranere te ekipeve zinxhire tek KF Murlani.

Bashke me ta ne formacion ka qene edhe Suad Prençi i cili ben detyren e zevendestrajnerit tek ky ekip. Nderkohe sot me KF Murlani ka luajtur edhe nje futbollist me shume pervoje si Senad Lekaj dhe padyshim qe kontributi i te gjithe ketyre futbollisteve ka dhene efektin e pare duke i dhuruar fitoren ketij ekipi./SHKODRA-SPORT.COM/