Wednesday, July 22, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E PAREBesëlidhja, axhendë 'superioreje' për ndeshjet miqësore të prag- sezonit

Besëlidhja, axhendë ‘superioreje’ për ndeshjet miqësore të prag- sezonit

Besëlidhja ka konfirmuar axhendën e fazës përgatitore. Pretendentët për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar, do të luajnë katër takime që nga data 26 korrik deri më 8 gusht.

Fillimisht është rezervuar sfida me Otranton, pikërisht të dielën e 26 korrikut prej orës 18:00. Më pas është takimi me Teutën, më 1 gusht, ndaj Vorës më 5 gusht dhe përballë Korabit më 8 gusht. Për tri sfidat e fundit të përmendura, mbetet për t’u konfirmuar ora.

“Në kuadër të fazës përgatitore përpara nisjes së ndeshjeve zyrtare në kampionatin e kategorisë së parë, Besëlidhja do të zhvillojë disa ndeshje miqësore për të analizuar gjendjen sportive të lojtarëve”, shkruan klubi lezhjan.

Besëlidhja synon të kthehet në Abissnet Superiore pas shumë vitesh mungesë. Në edicionin e kaluar u shpall kampione e Kategorisë së Dytë.

Screenshot 2026-07-22 170805
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments